Zhduket pa gjurmë 27-vjeçari, motra kërkon ndihmë në Polici

Një 27-vjeçar është larguar nga banesa në Tiranë, ku ka qenë motra e tij, shtetësia me iniciale K.P., 22-vjeç e cila ka denoncuar në polici.

I riu me iniciale J.P., vuan nga probleme të shëndetit mendor ku pas kallëzimit në rajonin e policisë, uniformat blu kanë nisur kërkimet për gjetjen e tij.

“Në Komisariatin e Policisë Nr. 4 është paraqitur shtetasja K. P., 22 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila ka kallëzuar se është larguar nga banesa vëllai i saj, shtetasi J. P., 27 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor. Punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.

SHKARKO APP