Zhduket shqiptarja në Itali, familja apel: Na ndihmoni ta gjejmë
Një histori prekëse ka ndodhur me një familje shqiptare në Itali. Vajza e tyre adoleshente është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë. Ajo duhet Polina Metani dhe është vetëm 16¬vjeçare. Apeli për gjetjen e saj është bërë gjatë emisionin “Chi l’ha visto?” në Rai3 gjatë të mërkurës, shkruajnë mediat italiane.
Polina, ishte larguar nga shtëpia në datën 26 shtator dhe që nga ajo ditë nuk e ka parë më askush. Familja i ka humbur të gjitha gjurmët e vajzës dhe kërkon ndihmën e autoriteteve dhe të kujtdo tjetër që mund ta ketë parë apo që ka informacion rrethe vendndodhjes së saj.
Polina është e gjatë 160cm, flokë dhe sy kafe të errët dhe në momentin që doli nga banesa kishte veshur një xhuboks me ngjyrë blu, bluzë të bardhë me të shkruara ngjyrë të kuqe dhe xhinse.

