Zhdukja e biznesmenit Davide Pacorelli, ekspertët italianë takim në Pukë me policët dhe prokurorin e çështjes

Zhdukja misterioze e biznesmenit Italian Davide Pecorelli në zonën malore të Pukës, ka bërë që në Shqipëri të vijnë një grup ekspertësh italianë,për të parë më nga afër rrethanat dhe vendin se ku ndodhi djegia e makinës.

Dyshohet se Pacorelli është gjendur i djegur brenda në makinë, ndërkohë për këtë fakt nuk ka asnjë ekspertizë mjeko-ligjore.

Fillimisht ata kanë parë nga afër vendin ku u gjet makina e djegur në Gjegjan dhe më pas makinën që gjendet në komisariatin e Pukës.

Ora News mëson se ekspertët italianë të ardhur nga prokuroria që ka nisur hetimet, në orën 14:00 kanë nisur një takim pune me drejtuesit e sektorit të krimeve të Rënda, pranë Policisë së Shtetit.

Qëllimi është analizimi i provave dhe verifikimi së bashku në terren i vendgjarjes dhe automjetit të djegur, i cili mbahen në ambjentet  e komisariatit të Pukës.

Në këtë takim mes strukturave të policisë dhe hetuesve italianë, do mari pjesë dhe prokurori i çështjes në Pukë, që po ndjek hetimet.

Autoritetet italiane kanë nisur një hetim për zhdukjen misterioze të Pacorellit, i cili humbi kontaktet me familjarët në datën 6 janar 2021.

Në Itali, është marrë në pyetje bashkëjetuesja shqiptare e italianit dhe disa persona të afërm, të cilëve Pacorelli u kishte thënë me sms se: “Deri në datën 6 është luftë. Unë prenotova fluturimin e kthimit për 10 janar”.

Biznesmeni Davide Pacorelli, 45-vjeçari Italian i zhdukur prej 21 ditësh në Shqipëri kishte hapur një biznes në qytetin e Vlorës, ku objekt ka tregtimin me pakicë të produkteve kozmetike dhe aparaturave të industrisë kozmetike.

Biznesi ishte hapur prej datës 19 gusht 2020 në lagjen “Pavarësia” në Vlorë, dhe ende nuk është e qartë nëse ka filluar ose jo aktiviteti tregtar, por sipas dokumentacionit të qendrës kombëtare të biznesit rezulton të jetë aktiv.

Ndërsa përfaqësuesja e Davide Pecorellit në Shqipëri, ishte shtetesja Alda Dani, e cila ka dhënë deklarime në polici mbi rrethanat e zhdukjes së italianit dhe marrëdhënies së tyre në biznes.

Italiani kishte mbëritur në Shqipëri, me qëllim studimin e tregut të paisjeve kozmetike.

Pas mbërritjes në ditët e para të janarit intenerari i tij mësohet se ka qenë Rinas, Vlorë, Shkodër dhe më pas në Pukë, aty ku dhe është gjetur e djegur makina tip “Skoda”, të cilën italiani Pacorelli e kishte marë me qëra në zonën e Rinasit.

Dyshimet paraprake janë se zjarri në makinën “Skoda”, ka rënë si pasojë e një defekti elektrik pasi automjeti i marë me qira ka pasur GPS, dhe jepte intenerarin e lëvizjes dhe defektet që mund të shfaqte makina.

Ndërkohë asnjë pistë tjetër si ajo e grabitjes me pasojë vrasjen, nuk është përjashtuar nga grupi i hetimit.

Kjo pasi, dy apo tre metra larg djegies së makinës, në vendgjarje është gjetur aparati telefon dhe ora e dorës së Pacorellit. /Ora News

SHKARKO APP