Zhdukja e biznesmenit, policia zbardh të shkuarën e errët: Kërkohej për vrasje

Prej 5 ditësh familjarët kanë denoncuar zhdukjen e 34-vjeçarit Kejsi Hysa, nga Nikla e Fushë Krujës. Sipas familjarëve, ai ka humbur kontaktet me familjen dhe prej datës 5 korrik nuk kanë dëgjuar më prej tij.

Pak ditë pas denoncimit, dalin detaje të reja për Hysajn, i cili mësohet të kishte në pronësi një lokal, një mobileri dhe një supermarket në Fushë Krujë. Policia, përmes një njoftimi zyrtar sqaron se ai ishte i shpallur në kërkim për vrasjen e një biznesmeni në Sarandë në vitin 2015.

“Sot më datë 09. 07. 2018, u referuan materialet proceduriale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për humbjen e shtetasit K. H, pasi: Pranë Komisariatit të Policisë Kurbin ka bërë kallëzim shtetasi S.H., 63-vjeç, banues në Laç, ku pretendon se kanë humbur kontaktet me djalin, shtetasin K.(E).H., 34-vjeç, banues në Laç, që në datën 05.07.2018. Shtetasi i deklaruar i humbur, rezulton person i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë me vendimin të datës 17.07.2015, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Vrasja me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”, sqaron policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vrasja në 2015 në Sarandë

Swiss Digital Mobile Reklama

Vrasja e 32-vjeçarit Edmond Theodhori, i njohur edhe si Edmond Mehmeti, ngjarje e ndodhur 15 korrik 2015 në Sarandë. Sipas policisë së Sarandës një ditë para vrasjes viktima është konfliktuar për çështje banale me autorët e dyshuar të shpallur në kërkim, Gani Hysa dhe Keivi Hysën, xhaxha dhe nip, për motive të dobëta.

Pas kësaj ngjarje të dy personat e sipërpërmendur rreth orës 01:00 të një ditë më pas, pra në datën 10 korrik, kanë vënë në dijeni për konfliktin edhe 23-vjeçarin Elion Hysa nga Gjormi i Krujës dhe shokët e tij Enkeled Hysa, Ajman Zyba nga Laci dhe Ylli Reçi nga Gjormi i Krujës dhe së bashku e kanë kërkuar viktimën nëpër qytet dhe e kanë gjetur, pikërisht në vendin ku kishte ndodhur konflikti një natë më parë.

Sapo e kanë parë, kanë rrethuar mjetin dhe kane thyer xhamat me shkop bejzbolli dhe me qytën e pistoletës, ku pas kësaj njëri prej autorëve i është afruar dhe ka qëlluar një herë me armë zjarri në drejtim të 32-vjeçarit Edmond Theodhori, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Te gjithë autorët pas krimit janë larguar menjëherë nga qyteti i Sarandës ku ndodheshin me pushime, në drejtim te vendbanimeve të tyre.Policia arrestoi një ditë më parë Enkelejd Hysën, Ylli Reçin dhe Ajman Zybën, 25, 23 dhe 21 vjeç, ndërsa shpalli në kërkim Gani, Keivin dhe Elion Hysën, të gjithë nga Gjormi i Krujës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?