Zhdukja e Bleona Matës ende një mister
Një nga zhdukjet më të bujshme, në dekadën e fundit që ende e veshur me mister, është zhdukja e Bleona Matës. Ajo u zhduk më 22 maj të vitit 2010, teksa kulloste bagëtinë në mal, së bashku me 5 vajza të afërme të saj ngjalli dhe vijon të ngjallë tek publiku mjaft reagime. Kjo histori u rikthye në vëmendje të opinionit publik me këmbënguljen e nënës, Bukurie Veizi. Vetëm para pak kohëve, emisioni investigativ ”Pa Gjurmë” në Report Tv raportoi një lajm drithërues, që ka lidhje me fatin e Bleona Matës, por jo vetëm.
Një shtetas kroat, i cili dyshohet se ka rrëmbyer 4 fëmijë nga Maqedonia e Veriut është kapur në flagrancë në Zagreb dhe është burgosur nga autoritetet e këtij shteti. Pas publikimit në ’’Pa gjurmë’’ Krimet e Rënda nisën hetimet për shtetasin kroat Sadat Toskic. Duke ngushtuar rrezen e hetimeve, ndërsa vektori u drejtua në Kroaci.
Ajo që ngjalli kuriozitetin, por jo vetëm edhe një mundësi më shumë, për të kuptuar ndryshimin e moshës së vogëlushes 6 vjeçe kur humbi dhe sot një 16-vjeçare ishte fotoja në progresion e saj. Ekspertët ndërkombëtar amerikan bënë të mundur realizimin e pamjen së Bleonës sesi duket ajo, me një foto ekskluzive të vajzës që nga zhdukja e saj më 22 maj të vitit 2010. Në praninë e nënës Bukurie Veizit, kjo foto u bë publike për t’i ardhur në ndihmë edhe kërkimeve që vijojnë për fatin e Bleonës.
KOHA JONË SONDAZH

