Zhdukja e dajës dhe nipit, asnjë gjurmë mbi ta

Asnjë gjurmë mbi zhdukjen e 2 personave në Shkodër. Gëzim Hysaj dhe Agron Mollaj, dajë e nip janë zhdukur natën e 23 gushtit.

Sipas informacioneve nga grupi hetimor janë duke u hetuar tabulatet e telefonit të Gëzim Hysajt në bazë të dëshmisë së bashkëshortes së tij, e cila në denoncimin ka deklaruar se “rreth orës 8 doli në qytet dhe më tha do shkoj të pi kafe me një shok”.

Po ashtu është duke u bërë gjurmimi me anë të satelitit të vendndodhjes në momentin kur është telefonuar nga bashkëshortja për herë të fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa sa i përket pistës e vetmja që po hetohet nga ana e grupit hetimor është hakmarrja ndaj nipit të tij, Agron Mollaj, pasi ky ka bërë një vrasje në vitin 1997

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?