Zhdukja e dy të miturve shqiptarë, partnerja e Ronaldos bën apel për ndihmë para 26 milion njerëzve

Historia e dy fëmijëve të mitur shqiptarë që dyshohet se u rrëmbyen nga babai i tyre ka prekur edhe modelen, Georgina Rodriguez.

Partnerja e yllit portugez, Ronaldo ka publikuar lajmin në Instagram dhe u ka kërkuar 26.8 milionë ndjekësve të saj që ta shpërndajnë, në mënyrë që të bëhet e mundur gjetja e 11-vjeçarit, Kristian dhe 10-vjeçares Amantia Toska.

Dy fëmijët shqiptarë janë shpallur të zhdukur, teksa nëna e tyre ka akuzuar babanë e fëmijëve, bashkëshortin e saj si autor të rrëmbimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëna ka bërë denoncimin më 17 janar të këtij viti për rrëmbimin e fëmijëve të saj nga babai në Gjermani, e ndërsa hetimet janë shtrirë deri në Spanjë, kjo sepse ka dyshime që ato fshihen në ishullin Tenerife.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?