Zhdukja e verës së Ergys Agasit, Prokuroria e Tiranës shpall moskompetencë. Dosja kalon tek SPAK

Këtë të mërkurë Prokuroria e Tiranës ka shpallur moskompetencën për dosjen e zhdukjes së verës së sekuestruar të Ergy Agasit. Dosja i ka kaluar SPAK, e cila pritet të bashkohet me procedimet penale për abuzimet me AKSHI-n.

Fjala është për rreth 600 shishe verë të markave të shtrenjta që u sekuestrua në kuadër të hetimeve për abuzimet me tenderat e AKSHI-t, por brenda 24 orëve zhduket pa gjurmë nga vinoteka e vilës së Agasit në periferi të Tiranës teksa në kërkim është shpallur i afërmi i këtij të fundit Eno Agasi.

Në atë kohë kur ndodhi operacioni u tha se do të hetohej edhe roli i doganave apo personave dhe institucioneve të tjerë që kishin në ruajtje mallin e gjetur dhe mbetet për tu parë nëse SPAK do të zbulojë rolin e personave përgjegjës. Vlera e verës së zhdukur nga përllogaritjet paraprake rezulton në mbi 1.3 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?