Zheji: Ditë e rëndësishme, sot kemi një shtet që nuk i nënshtrohet kultit të individit
Analisti Artur Zheji këtë të enjte e quan ditë historike, sepse kjo tregon se kemi një shtet, i cili nuk i nënshtrohet kultit dhe forcës së individit. “Është e rëndësishme, sepse mendoj që më në fund kemi shpresa të kemi një shtet, i cili nuk do jetë një shtet i nënshtruar nën kultin, protagonizmin apo forcën e individit apo klanit të tij”, tha ai në ”Abc News Albania”.
Ai analizoi deklaratën e ILir Metës, i cili sipas tij tha se nuk i mbështet thirrjet e Berishës për revolucion. “Dikur ishte një shprehje, që stigmatizonte Metën: Ilir Meta i di vetë punët e veta”, thuhej me dashamirësi. E ndoqa konferencën e shtypit, ishte e ftohtë, e akullt, shumë cerebrale dhe e saktë.
Duket në mënyrë elegante ose diplomatike që Meta nuk është dakord me vijën mbrojtëse të doktorit me thirrjet për revolucion apo me të gjitha këto. Ishte e paangazhuar, një deklaratë prej diplomati dhe jo të një politikani, i cili vë pasionin në të njëjtin nivel me objektivat e tij politike”, theksoi ai.