Zhvendosja e popullësisë mbipopullon Tiranën

Ndonëse më shumë se shumica e shqiptarëve duan të ikin nga vendi në drejtim të vendeve të BE-së, ka edhe nga ata që ëndërrojnë jetën në Tiranë. Shqipëria po pëson një rënie të ndjeshme të numrit të popullsisë vit pas viti, cka vihet re në raportin e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ështe se dendësia e popullsisë është e lartë, e përqëndruar në kryeqytet.

Kodra e Priftit, është një zonë ku jetojnë një grup i madh familjesh korçare. ”Ndihem si në Korçë, se korçar jam vetë e komshinjtë. Shumë korçarë ka këtu. Nga erseka, kolonja. Tokën e bleva në 90 por këtu ardhëm pas 2000 kur ndërtuam shtëpinë”, shprehen banorët.

Referuar të dhënave të Institutit të statistikave, Tirana cilësohet si qarku më i mbipopulluar, ku zë rreth 31% të popullsisë së Shqipërisë, duke u ndjekur më pas nga Fieri e Durrësi me përafërsisht 10%. Veç largimit jashtë Shqipërisë, tendeca e lëvizjeve të shqiptarëve shihet të jetë pranë zonave urbane e braktisja e fshatrave.

SHKARKO APP