Zhvlerësohet ekonomia shqiptare – Instituti i Vienës “rrëzon” projeksionet për 2018-ën

Instituti i Vienës ka zhvlerësuar projeksionet për ekonominë shqiptare gjatë këtij viti. Kjo është hera e dytë me radhë që Instituti bën një zhvlerësim. Projeksionet më të fundit të institutit për rajonin tregojnë se, Shqipëria do të rritet me 3.8% këtë vit nga 4.1% që vlerësohej në muajin Mars të këtij viti.

Nga ana tjetër, për vitin e ardhshëm ka më shumë optimizëm, pasi projeksionet janë rishikuar në rritje, nga 4% rritje në 4.1% rritje. Edhe për vitin 2020 vlen e njëjta gjë, pasi projeksionet janë rishikuar në rritje me 0.1 pikë përqindje, dhe tashmë fiksohen në 4% rritje ekonomike.

Shkurtimi i projeksioneve për vitin aktual bën që Shqipëri atë humbasë kurorën e vendin me rritjen më të shpejtë në rajon. Lajmi i mirë është se, këtë vend e zë Kosova, me një rritje në 3.8% të projektuar për këtë vit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në dy vitet e ardhshme, Shqipëria projektohet të “rrëmbejë” sërish vendin e parë. Ky është raporti i radhës në serinë e atyre të publikuara nga institucionet ndërkombëtare që shfryjnë optimizmin që rrethon ekonominë shqiptare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rënia e fluksit të investimeve të huaja vlerësohen si shkaktarët kryesore të këtij ngadalësimi. Sa i përket rajonit në tërësi, Instituti i Vienës ka rishikuar në  rritje projeksionet ekonomike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?