Zihet me bashkëmoshatarin, 17 vjeçari tenton ta vrasë me thikë
Një 17 vjeçar është arrestuar në flagrancë, pasi ka tentuar të vrasë me thikë bashkëmoshatarin e tij. Policia e Fierit njoftoi se ka arrestuar në flagrancë të riun me inicialet M.B, banues në Mallakastër për “Vrasje të mbetur në tentativë”.
Shtetasi M.B., në datën 3.11.2016, ka tentuar të vrasë me thikë, duke e goditur disa herë 17-vjeçarin Rr.A, pas një grindje që kanë pasur për motive të dobëta.
Rr. A aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Fier, jashtë rrezikut për jetën.
KOHA JONË SONDAZH

