Zingraf: Gjermania e Shqipëria kanë përjetuar ‘rënien e murit’, parakusht për BE…

“Gjermania i tha ‘PO’ hapit të radhës për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Ndaj vazhdimi i reformave është parakusht për anëtarësimin” – Kështu deklaroi ambasadori i Gjermanisë në Tiranë Peter Zingraf.

Në kuadër të Ditës së Bashkimit të Gjermanisë, ambasadori tha se institucionet shqiptare duhet ta përmirësojnë jetesën e qytetarëve të tyre.

“Të dyja vendet kanë përjetuar ‘rënien e murit’. Gjermania, destinacion i emigrantëve shqiptarë dhe është donatori më i madh bilateral i Shqipërisë. Qëllimi ynë është që të përmirësojmë jetesën në Shqipëri. Gjermania i tha ‘PO’ hapit të radhës për anëtarësimin. Ndaj vazhdimi i reformave është parakusht për anëtarësimin. Reformat përmirësojnë mjedisin për investitorët gjermanë, të interesuar për Shqipërinë. Investimet e huaja shtojnë vendet e punës. Në shumë fusha, marrëdhëniet janë besimplota”, tha Zingraf.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?