Zjarr apo tym? Ministria e Brendshme sqaron incidentin

Vetëm pak më parë në të gjitha mediat qarkulloi lajmi se në Ministrinë e Brendshme ksihte shpërthyer një zjarr pranë dhomës që ishte ngjitur me serverin TIMS.

Për këtë ka reaguar vetë Ministria eë Brendshme duke treguar se ka pasur vetëm tym për shkak se është dëmtuar një stabilizator i energjisë elektrike.

“Rreth orës 20:45 në bodrumin e godinës së Ministrisë së Brendshme, Shërbimet e Sigurisë konstatuan tym. Shërbimet ndërhynë menjëherë duke shkëputur energjinë elektrike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rezulton se është dëmtuar vetëm një stabilizator i energjisë elektrike. Ekspertët po punojnë për të përcaktuar shkaqet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Informojmë gjithashtu se të gjitha sistemet janë funksionale dhe pa asnjë problem apo dëmtim, gjithçka funksionon normalisht.”, -njofton Ministria e Brendshme

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?