Zjarr gjatë natës në zyrën e noterit në Lezhë, digjen dokumente me vlerë
Flakët e zjarrit kanë përfshirë katin e parë të një objekti pranë kryqëzimit të semaforëve në rrugën ‘Luigj Gurakuqi’ në qytetin e Lezhës.
Nga zjarri janë shkrumbuar plotësisht zyrat e noterit të njohur V. Martini.
Ndërkohë zjarrfikësit, të cilët mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë arritur që të shuajnë flakët, që të mos përhapen tek bizneset e tjera që ndodhen aty pranë.
Në zyrat e noterisë janë djegur dhe dokumente me vlerë, ndërsa policia ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.