Zjarr i fuqishëm në Kastrat shkrumbon bimë medicinale dhe vreshta, digjet edhe makina zjarrfikëse

Kjo nuk kishte ndodhur, por ka gjithmonë një herë të parë, të digjet bashkë me zonën e rrezikuar nga zjarri edhe vetë zjrrfikësja. Një zjarr masiv ka përfshirë sot një zonë fushore në Njësinë Administrative Kastrat, duke shkaktuar dëme të mëdha në sipërfaqe të mbjella me bimë medicinale dhe vreshtari, që përbëjnë një pjesë të rëndësishme të prodhimit bujqësor dhe të të ardhurave lokale.

Flakët janë përhapur me shpejtësi të madhe për shkak të temperaturave të larta, erës dhe thatësisë së bimësisë, duke vënë në vështirësi strukturat e mbrojtjes nga zjarri që u angazhuan menjëherë në terren.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë përpjekjeve për shuarjen e zjarrit, një nga automjetet zjarrfikëse është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht, çka e rëndon bilancin e dëmeve materiale dhe evidenton rreziqet ekstreme me të cilat përballen forcat zjarrfikëse.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fatmirësisht, nuk raportohet për zjarrfikës të lënduar, megjithëse situata ka qenë tejet e rrezikshme dhe ka kërkuar ndërhyrje të kujdesshme në terren të vështirë dhe me shikueshmëri të kufizuar për shkak të tymit.

Autoritetet vendore dhe emergjencat civile janë në ndjekje të situatës, ndërsa po vlerësohet shkalla e dëmit ekonomik në tokat bujqësore, që përfshijnë kultura të rëndësishme mjekësore dhe vreshta me prodhim të standardizuar, të cilat për shumë familje përfaqësojnë të vetmen burim jetese.

Zjarri i sotëm në Kastrat është një tjetër alarm për rrezikun në rritje të zjarreve gjatë muajve të verës, si pasojë e ndryshimeve klimatike, mungesës së kujdesit ndaj hapësirave të thata dhe mungesës së mjeteve të mjaftueshme për përballimin e emergjencave të tilla. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar dhe bashkëpunim në parandalimin e zjarreve, ndërsa hetimet janë në vijim për të përcaktuar shkakun e zjarrit – nëse bëhet fjalë për faktor natyror apo neglizhencë njerëzore.

AV/KJ

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?