Zjarr i fuqishëm në Lezhë, rrezikohet i gjithë fshati Bërzanë
Moti i nxehtë por dhe pakujdesia e banorëve të zonës vazhdojnë të shkaktojnë zjarre të mëdha në mbarë vendin.
Një zjarr i fuqishëm ka rënë ditën e sotme në Bërzanë të Lezhës, në njësinë Zejmen. Sipas raportimeve, nga flakët e mëdha rrezikohet i gjithë fshati Bërzanë.
Për fikjen e zjarrit po punon një helikopter dhe një zjarrëfikëse. Zjarri në Bërzanë ka rreth një orë që është aktivizuar, dhe është i vështirë vënia e tij nën kontroll.
Nuk njoftohet për të lënduar nga flakët e mëdha, edhe pse disa banesa mund të jenë në rrezik.

