Zjarr i madh në Belsh, flakët rrezikuan edhe banesat

Mesditën e sotme një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe mjaft të madhe me ullinj dhe agrume në fshatin Dëshiran të Bashkisë Belsh.

Era e fortë dhe temperaturat e larta po favorizojnë përhapjen me shpejtësi të flakëve në të gjitha drejtimet duke djegur në pak kohë disa hektarë me ullishta dhe agrume.

Për izolimin dhe shuarjen e flakëve janë mobilizuar forcat dhe mjetet e shërbimit zjarrfikës të bashkive Belsh, Kuçovë e Cërrik. Në ndihmë të tyre në terren janë edhe dhjetëra banorë të zonës dhe punonjës të shërbimit pyjor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkaq sipas z.Arif Tafani, Kryebashkiakut të Belshit situata për momentin është mjaft problematike, por po punohet maksimalisht për vënien e saj nën kontroll të plotë sa më shpejt.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas z.Tafani vatra e zjarrit ishte shumë pranë banesave, por falë punës së jashtëzakonshme të shërbimit zjarrfikës të Belshit e Cërrikut u neutralizua përhapja më tej.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?