Zjarr i madh në Fier, digjen disa hektarë ullishte, rrezikojnë banesat

Një zjarr i madh ka rënë sot në Fier, në fshatin “Jetë e re”, në Njësinë Administrative Shegan.

Mësohet se zjarri ka djegur fillimisht disa metra mbetje urbane, duke kaluar në një plantacion ullinjsh.

Dera më tani, raportohet se janë shkrumbuar nga flakët e mëdha disa hektarë ullishte, ndërsa rrezikojnë edhe disa banesa.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk dihet ende shkaku i zjarrit, por pritet që policia të nisë hetimet për të zbuluar nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm, apo si shkak i temperaturave të larta të këtyre ditëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?