Zjarr i madh në ishullin Zakynthos të Greqisë, autoritetet greke ngrejnë alarmin
Një zjarr i madh ka përfshirë ishullin e Zakynthos në Greqi, ku për pasojë flakët janë përhapur në një zonë të banuar.
Zjarri në ishullin e Zakynthos është vënë nën kontroll të shtunën në mëngjes pasi zjarrfikësit luftuan kundër flakëve gjatë gjithë natës.
Forcat zjarrfikëse qëndrojnë në zonë për të parandaluar rindezjen. Vendasit flasin për “zjarrvënie”. Zjarri ka rënë në një zonë me bimësi të ulët dhe ullishte në Tsilivi pranë Akrotirit.
Teksa flakët iu afruan shumë shtëpive, akomodimeve turistike dhe bizneseve të fshatit Tsilivi, Mbrojtja Civile urdhëroi evakuimin e zonës përmes një mesazhi. Ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikësve parandaloi më të keqen.
23 zjarrfikës dhe 10 automjete operuan në zonë së bashku me vullnetarë vendas. Forcat u forcuan më vonë me 16 zjarrfikës të tjerë, një ekip në këmbë dhe 4 automjete që mbërritën në Zakynthos me varkë.
2 avionë që hedhin ujë dhe 1 helikopter kanë mundur të asistojnë deri në dritën e fundit të ditës së premte duke dhënë ndihmën nga ajri.
Sakaq banorëve të zonës u është dërguar në celular një mesazh emergjence, që u kërkohet të jenë gati në rast se kërkohet evakuimi i menjëhershëm.
KOHA JONË SONDAZH

