Zjarr i madh në pyjet e Munellës, rrezikohet streha e rrëqebullit të Ballkanit

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një masiv pyjor të Munellës në Pukë.

Mësohet se zjarri po përhapet me shpejtësi në pyje, pasi favorizohet nga era. Si pasojë e flakëve të zjarrit rrezikohen pyjet me pisha të Munellës që njihet si streha e rrëqebullit të Ballkanit.

Shërbimi zjarrfikës dhe ai pyjor nisen drejt vatrës së zjarrit, por terreni nuk favorizon zjarrfikëset dhe zv.kryetari i bashkisë Pukë Astrit Kuci kërkon ndërhyrje nga ajri.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Zjarri është me përmasa të mëdha dhe po përhapet me shpejtësi. Kërkojmë ndërhyrje nga ajri për fikje”- tha Kuci.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e zjarrit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?