Zjarr i madh pranë shkollës tek “Myslym Shyri”

Persona të paidentifikuar i kanë vënë flakën koshave të mbeturinave pranë shkollës 9-vjeçare “Pjetër Budi”, në zonën e Myslym Shyrit në Tiranë.

Sipas videove të sjella në redaksi nga kalimtarë të rastit ,zjarri vjen nga koshat e plehrave të vendosura në rrugë. Flakët kanë djegur pemët afër koshave.

Nuk dihet se cili është shkaku i zjarrit. Mund të ketë qenë vendosje e qëllimshme ose pakujdesi e banorëve të zonës, të cilët në shumë raste vendosin që t’i djegin mbeturinat brenda koshave të plehrave duke sjellë ndotjen e ajrit dhe rrezikimin e jetës së qytetarëve./shqiptarja/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?