Zjarr i madh te Gjiri i Lalzit, digjet një shtëpi dhe 5 makina (VIDEO)

Një banesë është djegur në Gjirin e Lalzit dhe 5 makina si pasojë e një zjarri.

Report Tv ka publikuar pamjet nga vendi i ngjarjes, ndërsa shtëllungat e tymit kanë mbuluar zonën mesditën e sotme.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur zjarrfikësja që po punon për shuarjen e flakëve. Ende janë të paqarta rrethanat e rënies së zjarrit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A jeni dakort me djegiet e bizneseve që po bëjnë protestuesit?