Disa protestues dhe policë në gjendje të rëndë në Bulevard, protesta del jashtë kontrollit. RENEA del në fushëbetejë…
Situata në Bulevardin ”Dëshmorët e Kombit” është kritike. Prej disa orësh ka përplasje protestues-Polici te Kryeministria, dhe disa protestues kanë rënë në trotuar në gjendje të rëndë. Nga turma janë hedhur shishe molotov me lëndë djegëse drejt policisë.
Ka policë në flakë ku njeri sa nuk u dogj plotësisht nga bomba molotov e hedhur nga protestues. Deri tani janë 132 policë të plagosur, sipas numrit një të Policisë së Shtetit.
Policia ka nisur aksionin e vendosur kundër protestuesve duke përparuar me makina dhe duke bërë që protestuesit të zmbrapsen. Menjëherë pas avancimit policor, një person është plagosur dhe ka qëndruar i shtrirë në Bulevard. Ndihma e parë u dha nga përfaqësues të medias dhe po i jepet ndihma e parë. Nga ana e policisë njoftohet se policë të plagosur.
Disa furgona policie të mbushur me efektivë brenda tyre dhe të tjerë me shkopa gome në duar kanë mësyrë duke bërë dhjetëra shoqërime.
Në një moment protestuesit morën para policinë duke hedhur bomba mootov dhe gurë, të shkulur nga bulevardi. Me pas policia hidhet në aksion me gaz dhe sulm total ndaj protestuesve.
Pas kaq ditësh përplasje të dhunshme, forcat RENEA dolën në orën 18.45 në Bulevard dhe morën rrethimin e kryeministrisë. Theksojmë se forcat RENEA dalin vetëm me autorizim të posaçëm dhe në situata të jashtëzakonshme. RFENEA po vendos qetësinë për momentin.



Një makinë e llojit ”Volvo” me ngjyrë të kaltër e braktisur në Bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, siç shihet në video-t e gazetarit të ”Koha Jonë”, Daniel Muçaku është marrë nga protestuesit dhe më pas i është vënë flaka, duke shtuar tensionet në zonë. Kjo skenë kthen skenën e 11 Janar 2011. Përdorimi i molotovëve ndaj mjeteve të blinduara dhe kundërpërgjigja e policisë me ujë me presion e gaz lotsjellës e kanë kthyer zonën përreth Kryeministrisë në një fushë të vërtetë përplasjeje, ndërsa situata mbetet mjaft e nxehtë dhe e paparashikueshme.
Ngjarja ngre pikëpyetje, pasi i gjithë perimetri i Bulevardit dhe rrugëve dytësore përreth Kryeministrisë është tërësisht i rrethuar dhe i blinduar nga kordonët e forcave të rendit e autobotët e ujit. Mbetet ende e paqartë se si ky automjet ka arritur të depërtojë në mes të zonës me rrezikshmëri të lartë e të bllokuar për qarkullimin e mjeteve.
Agron Shehaj thirrje Ramës: Jep dorëheqjen para se të ndodhë ndonjë tragjedi
Protestuesit i vënë flakën murit rrethues tek ish-ambasada ruse
Situatë e rrezikshme në bulevard! Përleshje me gurë, fishekzjarrë, ujë me presion e gaz lotsjellës
Trazirat në Tiranë, 207 persona të lënduar. Mes të plagosurve edhe 17 kalimtarë
Tensione para Kryeministrisë, policia futet mes turmës dhe nis shoqërimet
Thirrja e Urgjencës Kombëtare: Ambulancat janë në shërbim të jetës. Mos i pengoni!








