Deputetët Shehaj dhe Kapri përplasje fizike me drejtorin e Policisë: Pse doli RENEA?
Një situatë e tensionuar është regjistruar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, dhe deputeti Erald Kapri janë përfshirë në një debat të ashpër me efektivët e policisë dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita. Shkak për përplasjen është bërë kërkesa e Shehajt dhe Kaprit për të marrë shpjegime nga drejtuesi i policisë lidhur me përdorimin e forcës ndaj protestuesve, por edhe për daljen e RENEA-s. Situata u shoqërua me tensione në Bulevard.

