Situatë e rrezikshme në bulevard! Përleshje me gurë, fishekzjarrë, ujë me presion e gaz lotsjellës

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbështjellë tashmë nga një re e dendur tymi të zi, i shkaktuar nga një makinë me targa franceze që po digjet, pas molotovëve të hedhur nga protestuesit.

Flakët nuk janë shuar nga autoboti i ujit.

Ndërkohë disa protestues kanë marrë fishekzjarrë në duar, të cilët po i përdorin për të sulmuar efektivët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përleshja me gurë e fishekzjarrë, ujë me presion dhe gaz lotsjellës mes protestueve dhe policisë mbetet mjaft e rrezikshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A jeni dakort me djegiet e bizneseve që po bëjnë protestuesit?