Zjarr i përmasave të mëdha në Shkodër

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në lagjen Qafë Hardhi pranë tregut në Shkodër. Forca të shumta zjarrfikëse drejt vendit të ngjarjes. Për momentin nuk raportohet për të lënduar. Flakët kanë përpirë zonën e tregut, e për fat të keq, të favorizuara edhe nga era, kanë përfshirë edhe një banesë, si dhe po afrohen te banesa e dytë.

Një vilë trekatshe është djegur nga flakët dhe zjarri vazhdon nga era e fortë.

Ende nuk dihen arsyet e ndezjes së këtij zjarri të fuqishëm, por ekziston rreziku që flakët mund të përhapen me shpejtësi duke rrezikuar banesat që ndodhen afër tregut të rrobave.

Shkodër/ Informacion paraprak nga Policia:

Rreth orës 18:55, në lagjen “Ndoc Mazi”, në një treg me rroba të përdorura ka rënë zjarr.

Zjarrfikësit së bashku me policinë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje.

Shërbimet e Policisë  po bëjnë evakuimin e banorëve nga banesat që rrezikohen nga zjarri.

Zjarrfikësit po punojnë intensivisht për shuarjen e zjarrit

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e  shkakut të rënies së zjarrit.

 

SHKARKO APP