Zjarr masiv gjatë natës mbi resortet luksoze në Dhërmi

Një zjarr masiv ka përfshirë gjatë natës së kaluar kodrën me bimësi mbi fshatin e Dhërmiut. Dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm, teksa flakët kanë rënë pak pas mesnate.

Zjarri brenda pak minutave ka “përpirë” gjithë kodrën mbi fshatin e Dhërmiut, teksa flakët kanë qenë në zonën pranë një prej resorteve më luksoze me vila.

Pushuesit në Dhërmi janë tmerruar nga përhapja e shpejt e flakëve dhe disa prej tyre kanë lëvizur nga Dhërmiu që gjatë natës.

Forcat zjarrfikëse kanë shkuar pranë vatrës së zjarrit, bashkë me ekipet e Policisë së Shtetit për të punuar për shuarjen e flakëve. Deri më tani nuk ka informacion se si paraqitet situata.

SHKARKO APP