
Një vatër zjarri në zonën e Bilajt, në Krujë, është përhapur në disa pika, duke përfshirë disa hektarë tokë djerrë dhe një sipërfaqe me pemë.
Flakët janë afruar pranë autostradës Thumanë-Kashar, ndërsa tymi i dendur po vështirëson qarkullimin e automjeteve në këtë aks.
Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po vijojnë punën për izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit.
