Zjarr në Burrel, përfshihet nga flakët banesa në katin e pestë

Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të enjte në Burrel. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pjetër Budi”, ku në rrethana ende të paqarta ka rënë zjarr në një banesë në katin e pestë të një pallati.

Zjarri ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, ndërsa deri më tani nuk raportohet për të lënduar.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, që po punon për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit.

SHKARKO APP