Zjarr në gadishullin e Karaburunit në Vlorë, ndërhyrja e vështirë për shkak të terrenit
Aktualitet E Diel, 6 Qershor 2021 21:00
Një vatër aktive zjarri është konstatuar në gadishullin e Karaburunit në Vlorë.
Vatra e zjarrit dyshohet e qëllimshme nga barinjtë e zonës aty pranë për kullota.
Aktualisht po digjen kullota, shkurre, pemë dhe kallamishte.
Mësohet se nuk rrezikohen banesa, por ndërhyrja nga toka është e vështirë për shkak të terrenit.