Zjarr në gomonen e policisë në Himarë, plagoset polici

Një gomone ka marrë flakë mbrëmjen e sotme në portin e policisë kufitar në Himarë.

Policia tha se ka pësuar dëmtime drejtuesi i mjetit, punonjësi i policisë kufitare, shtetasi me iniciale B.I,. 46 vjeç, banues në Himarë.

Policia tha se ai është dërguar në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zjarri sipas policisë, zjarri është shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike në gomone.

Swiss Digital Mobile Reklama

Njoftimi i policisë:

“Rreth orës 19:35, ka rënë zjarr në një nga gomonet e Portit të Policisë Kufitare në Himarë (i fikur, i parkuar në port) ku është dëmtuar pjesërisht gomonia gjithashtu edhe drejtuesi i këtij mjeti, shtetasi me inicialet B.I., 46 vjeç, banues në Himarë (Punonjës i Policisë Kufitare Himarë), i cili është dërguar në spitalin Rajonal të Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Paraprakisht bëjmë me dije se zjarri është shkaktuar për pasojë të një shkëndije elektrike në momentin kur drejtuesi i gomones ka qenë duke kryer shërbimet përkatëse të nxjerrjes së ujit, nëpërmjet ndezjes së pompës. Policia po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?