
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e zjarrit dhe vendosjen e situatës nën kontroll.
Si pasojë e incidentit, pallati pranë kabinës dhe një pjesë e zonës përreth kanë mbetur pa energji elektrike.
Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende, ndërsa pritet ndërhyrja e specialistëve për të riparuar defektin dhe për të rikthyer furnizimin me energji elektrike.
