Zjarr në katin e 8-të të një banese në Lezhë, gruaja transportohet për në spital
Aktualitet E Shtunë, 6 Gusht 2022 09:11
Një banesë në qytetin e Lezhës është përfshirë nga flakët.
Zjarri u shfaq në katin e 8-të të një pallati në rrugën Shtraus, por menjëherë ka mbërritur zjarrfikësja që neutralizoi situatën.
Në banesë ndodhej një grua e cila ka marrë disa dëmtime të lehta dhe është dërguar në spitalin rajonal të Lezhës jashtë rrezikut për jetën.
KOHA JONË SONDAZH

