Zjarr në katin e dytë të një hoteli në Shkodër, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike

Mbrëmjen e djeshme, një hotel në qytetin e Shkodrës është përfshirë nga flakët. Siç bëhet me dije nga lajmërimi i policisë, rreth orës 21:15 në katin e dytë të këtij hoteli kanë shpërthyer flakët e zjarrit.

Shkak dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Për fat, ka patur vetëm dëme materiale dhe të gjithë personat kanë mundur të dalin nga hoteli. Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të zjarrit.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 21:15, në katin e dytë të hotel “Rozafa”, ka rënë zjarr, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike.

Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e plotë të flakëve, nga të cilat janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

SHKARKO APP