Zjarr në Lezhë, flakët i afrohen fshatit Katund i Vjetër
Zjarret vijojnë të jenë një kërcënim për shumë zona në vend. Në fshatin Katund i Vjetër në Rubik, Lezhë, flakët po kërcënojnë seriozisht disa banesa. Sipas BW zjarri ka rënë në Lalm-Lukaj dhe tashmë po përhapet me shpejtësi drejt fshatit.
Përllogaritet se për dy orë flakët mund të afrohen në zonat e banuara dhe në disa banesa që janë në pyll rrezikohen të parat. Policia ka shkuar në vendgjarje, por deri më tani nuk raportohet asnjë ndërhyrje për shuarjen e flakëve.
KOHA JONË SONDAZH

