Zjarr në një apartament në Durrës, asfiksohen banorët e shtëpisë
Aktualitet E Hënë, 22 Qershor 2020 11:52
Një apartament ka marrë flakë në qytetin e Durrësit. Raportohet se në lagjen numër 5 të qytetit bregdetar ka rënë zjarr në katin e katërt të një pallati.
Raportohet se banorët e shtëpisë ishin asfiksuar nga tymi, ndërsa janë ndihmuar nga fqinjët.
Nuk dihet ende shkaku u rënies së zjarrit. Policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendin e ngjarjes.