Zjarr në një banesë dhe konvikt privat në Korçë, thyhen xhamat për të nxjerrë njerëzit jashtë
Aktualitet E Hënë, 12 Korrik 2021 04:23
KORCE– Një banesë dhe një konvikt privat janë përfshirë nga flakët pasditen e sotme në qytetin e Korçës.
Mësohet se në momentin e zjarrit ka pasur njerëz brenda në banesë dhe në konviktin privat.
Forca policie dhe zjarrfikësja kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë thyer xhamat e ndërtesave për të nxjerrë njerëzit jashtë.
Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar. Shkak i zjarrit dyshohet një shkëndijë elektrike.
Vijon…

