Zjarr në një banesë në Gjirokastër, në rrezik dhe 3 shtëpi të tjera

Një shtëpi është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Gjirokastër. “BalkanWeb” raporton se zjarri ka rënë në një banesë në fshatin Saraqinishtë, në njësinë administrative Antigone të Gjirokastrës, shumë pranë parkut arkeologjik të Antigonesë.

Fatmirësisht një person që ka qenë në banesë ka arritur të dalë, ndërkohë që në rrezik nga flakët janë edhe tre banesa të tjera. Nuk dihet ende shkaku i zjarrit, ndërkohë që në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrfikëset.

 

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?