Zjarr në një dyqan pranë tregut të Pogradecit, flakët rrezikuan disa biznese

Një dyqan tekstilesh që funksiononte edhe si rrobaqepësi është përfshirë nga zjarri në orët e para të mëngjesit.

Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë rrjedhja e bombolës së gazit që përdorej për ngrohje.

Si pasojë e flakëve është djegur depoja e dyqanit e cila ishte me mall brenda.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve ka bërë që të shuhej në kohë zjarri, pasi në rast të agravimit të situatës rrezikonin të përfshiheshin edhe disa dyqane të tjera të cilat kishin materiale tekstili.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ngjarja ka ndodhur në zonën e tregut mëngjesin e kësaj të marte.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?