Zjarr në një mobileri në Durrës, rrezikohen godinat përreth

Një zjarr i fuqishëm ka rënë mëngjesin e së shtunës në një mobileri, në lagjen numër 17 të qytetit të Durrësit.
Nga informacionet e fundit mësohet se zjarri ka rënë pranë tregut industrial dhe se njësitë zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje. 
Për shkak të intensitetit, zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe rrezikon të përfshijë edhe dy pallate dhe dy shtëpi private. 
Për momentin nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, por dyshimet paraprake flasin për një shkëndijë elektrike.
Zona përreth është e mbuluar nga tymi, ndërkohë që në vendin e ngjarjes, përveç 4 makinave zjarrfikëse ndodhet edhe një autoambulancë. 
Situata e rënduar ka detyruar autoritetet lokale që të kërkojnë ndihmë nga departamentet e zjarrfikësve në Tiranë dhe Vorë. 
Nga verifikimet e para rezulton se pronar i mobilerisë është shtetasi Baftjar Shkira, i cili aktualisht ndodhet me pushime në Turqi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?