Zjarr në një pallat, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në katin e parë të një pallati në qytetin e Lushnjes. Shkak i flakëve ka qenë djegia e panelit elektrik. Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë arritur ta vendosin nën kontroll, duke shmangur përhapjen në katet e tjera. Ngjarja ka shkaktuar panik dhe ankth tek banorët e pallatit, të cilët u detyruan të dilnin me nxitim jashtë. Në ndërtesë mungon energjia elektrike, ndërsa ashensorët kanë dalë jashtë funksionit. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?