Zjarr në një pallat në ‘Don Bosko’, shkak dyshohet bombola e gazit
Aktualitet E Hënë, 26 Korrik 2021 05:26
Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme një pallat në zonën e ‘Don Boskos’, në Tiranë. Dy zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Burime nga zjarrfikësja bënë me dije për Report Tv se nuk ka persona të lënduar nga flakët. Ndërkohë, dyshohet se shkak i zjarrit të ketë qenë një bombol gazi.
KOHA JONË SONDAZH

