Zjarr në ndërtesë. Presidenca jap detaje për shkakun

Mbrëmjen e sotme ka rënë zjarr në zyrat e Presidencës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Mësohet se një shkëndije elektrike ka shkaktuar zjarrin në ndërtesë. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forca të zjarrëfikses. Flakët janë fikur brenda pak minutash. Burime nga policia thanë se ka nuk ka pasur të lënduar dhe nuk ka dëme të konsiderueshme materiale.

Presidenca informoi se nga zjarri ka pasur vetëm dëme materiale.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në orët e mbrëmjes së ditës së premte, një nga zyrat e administratës së Institucionit të Presidentit të Republikës është përfshirë nga zjarri.  Shkak mendohet të ketë qenë një shkëndije elektrike. Ndërhyrja e menjëhershme e efektivëve të Gardës së Republikës e më pas edhe të zjarrfikesëve ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit, duke lënë pas vetëm dëme të vogla materiale”,- thuhet në njoftimin e Presidencës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?