Zjarr pranë ish-uzinës së baterive në Berat, në rrezik disa banesa

Zjarrret e qëllimshme po shihen edhe në Berat. Një zjarr i madh ka shpërthyer në një parcelë toke pranë ish-uzinës së baterive.

Zjarri ka marrë përmasa të mëdha nga era e fortë që fryn duke u përhapur në të gjithë sipërfaqen e tokës, e duke rrezikuar disa banesa përreth saj.

Flakët kanë devijuar edhe në një parcelë të mbjellë me ullinj, por fatmirësisht zjarrfikësit e vunë në kontroll. Po punohet për të gjetur se kush ia ka vënë zjarrin parcelës, ku sipas policisë zjarri është i qëllimshëm.

SHKARKO APP