Zjarret/ Avionët grekë, nga Jugu i Shqipërisë kthehen në Greqi

Ministri grek i Rendit ka deklaruar se dy avionët Kanadair që po operonin në jug të Shqipërisë, në vazhdim janë kthyer në territorin grek, për të luftuar me flakët në zonën e Follorinës.

Ministri i Rendit, Nikos Toskas, i deklaroi agjencisë zyrtare të lajmeve ANA-MPA, se, avionat kanë filluar operacionet në Shqipëri që në orën 07,15, duke hedhur ujë mbi vatrat e zjarreve, me qëllim që t’i shuajnë zjarret apo të pakësojnë intensitetin e tyre.

“Është shumë e vështirë, sepse zjarret janë në terren malore dhe ka pak mundësi për koordinim të mirë me forcat tokësore”, ka thënë ministri Toskas.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, ka dhe një arsye tjetër “serioze”, që motivon asistencën e Athinës me dy avionat zjarrfikës. “Në atë zonë jeton minoriteti gek dhe pasuria natyrore që kanë ato fshatra”, ka thënë ministri Nikos Toskas.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai ka shtuar se planizimi i operacionit është bërë mbrëmjen e të enjtes, pasi qeveria vendosi dërgimin e dy avionave Canadair nga baza e Selanikut.

“Pasi të veprojnë për një kohë të gjatë në atë zonë, avionat do të shkojnë të ndihmojnë në operacionin e shuarjes së zjarrit në zonën e Follorinës”, ka përfunduar ministri grek i Rendit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?