Zjarret, Balluku: Ambiente konteinerike dhe vinça nga Porti i Durrësit do t’u vijnë në ndihmë emergjencave civile dhe partnerëve ndërkombëtarë

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku njofton se Porti i Durrësit po ofron ambiente konteinerike dhe vinça për punonjësit që po ndërhyjnë në zonat e zjarreve.

Balluku thekson se kjo është një ndihmë për emergjencat civile dhe partnerëve ndërkombëtarë të angazhuar.

STATUSI NGA BELINDA BALLUKU

Të gjithë bashkë për të përballuar situatën emergjente të zjarreve në vend. Autoriteti ⚓Portual Durrës ka vendosur në dispozicion ambiente konteinerike dhe vinça që do t’ju vijnë në ndihmë 🦺emergjencave tona civile dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë që janë duke ndërhyrë në zonat e përfshira nga zjarret. Së bashku do ja dalim.

SHKARKO APP