Zjarret e qëllimshme, mblidhen strukturat në qarkun e Elbasanit

Me ardhjen e stinës së verës, zjarrvëniet e qëllimshme shtohen. Ndaj edhe masat për parandalimin e tyre kanë detyruar prefekten e Elbasanit, Majlinda Perriu, të mbledh në një takim drejtues të repartit zjarrfikës, ato të drejtorisë së policisë së qarkut, si edhe drejtues të institucioneve të tjera vendore të përfshira me mjedisin.

Gjatë raportimeve u konstatua se thuajse në të gjitha rastet e zjarreve në zona pyjore, ato të ullishtes dhe në zona me shkurre, zjarret kanë qenë të qëllimshme.

Nga ana tjetër, sensibilizimi i qytetarëve për të njoftuar në kohë policinë dhe zjarrfikësen si dhe për të denoncuar zjarrvënësit e qëllimshëm ishte një tjetër problematikë e diskutuar në këtë takim.

SHKARKO APP