Zjarret në Dropull, përfundojnë të lënduar në spital dy zjarrfikës

Dy zjarrfikës kanë mbetur të lënduar gjatë operacionit të sotëm për shuarjen e zjarreve në Dropull.

Mësohet se ata janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës për të marrë ndihmë mjekësore.

Një prej zjarrfikësve ka djegie të lehta në gjymtyrë ndërsa tjetri probleme si shkak i asfiksisë nga tymi.

Gjendja shëndetësore e tyre është e stabilizuar dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Kujtojmë se gjatë operacionit në Dropull u aktivizuan shërbimet zjarrfikëse të Gjirokastrës, Dropullit, Përmetit, Tepelenës dhe Libohovës.

Pjesë e operacionit ishin edhe forcat e ushtrisë, policisë, banorë të zonës si dhe helikopterë që ndihmuan për shuarjen e zjarreve masive që shtriheshin në disa kilometra.

SHKARKO APP