Zjarret në Elbasan, Balla shuan flakët
Në të gjithë vendin nga Jugu në Veri janë regjistruar ditët e fundit shumë vatra zjarri si pasojë e temperaturave të larta që kanë përfshirë Shqipërinë nga i nxehti afrikan, por edhe nga zjarrvënia e qëllimshme.
Edhe qarku i Elbasani ka qenë i prekur nga vatrat e zjarrit, situata e fundit serioze është në Krastë, ndërsa ditën djeshme në Belsh, ku u rrezikuan edhe disa banesa në Seferaj.
Në aksionin për shuarjen e zjarrit ka qenë i pranishëm në Krastë edhe deputeti Taulant Balla, i cili thekson se drejt vendit të ngjarjen janë nisur edhe forca të ushtrisë, ndërsa është kërkuar edhe ndihma e helikopterëve.
“Ka nisur puna për vënien në kontroll të zjarrit në Krastë të Elbasanit. Ndërkohë pas kërkesës për mbështetje drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes janë nisur forca të specializuara të ushtrisë. Gjithashtu i kërkova Emergjencave Civile edhe mundësinë e përdorimit të helikopterëve zjarrfikës. Edhe bashkitë fqinje me Elbasanin po dërgojnë në ndihmë shërbimet e tyre zjarrfikëse”,-shkruan Balla.

